FaxNews ka mundur të sigurojë listën e subvencioneve të dhëna nga AZHBR në bashkinë e Divjakës.
Ajo që bie në sy është se dy prej pagesave të bëra nga AZHBR i kanë përfituar familjarë të kryetarit të Bashkisë, Fredi Kokoneshi.
Gruaja e kryebashkiakut, Eriona Kokoneshi, dhe djali i xhaxhait të tij Andi Kokoneshi kanë përfituar respektivisht 4 059 513 lekë dhe 2 926 155 lekë nga kontributi i Bashkimit Evropian.
Gjithashtu këta dy persona kanë përfituar dhe 1 353 171 lekë të reja (Eriona Kokoneshi) dhe 975 385 milionë lekë (Andi Kokoneshi), nga fondi i kontributit nga qeveria shqiptare.
Siç shihet fondet e AZHBR në Bashkinë e Divjakës vihen në dispozicion për familjarët e kryebashkiakut Kokoneshi.
Nga ana tjetër një fermer nga Lushnja, Fiqiri Sinani, ka ngritur ditën e sotme në televizionin Faxnews një akuzë ndaj AZHBR-së për mospranimin e grantit që ai ka firmosur me këtë institucion për një investim prej 500 mijë euro.
AZHBR sipas fermerit ka refuzuar shtyrjen e afatave për rastin e tij, me pretendimin se nuk ka respektuar afatet, pavarësisht pamundësisë për të kryer investimin për shkak të pandemisë.
Sipas fermerit ai ka shkuar tre ditë pas afatave për të bërë shtyrjen e kontratës, për shkak të një problematike shëndetësore të djalit, të cilën edhe pse e ka të faktuar nuk merret parasysh nga AZHBR.
NDIQNI DENONCIMIN:
Kujtojmë se rasti i Divjakës është denoncuar dhe më 20 Qershor të këtij viti nga deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, e cila me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar qeverinë Rama, teksa thekson se i ka dhënë financime për bujqësinë bashkëshortes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.
Denoncimi nga Ilda Dhori
Financimet nga AZHBR…
Aplikime te shumta nga fermerët e Divjakës dhe gjithë Myzeqesë, por jo te shumte fatlumet qe kane përfituar prej tyre! Shoh nder emrat përfitues, një mbiemër te njohur për Divjaken.
Bashkëshortja e kryetarit te Bashkisë Divjake Fredi Kokoneshi!
E pra E QARTE SI DRITA E DIELLIT! Kryetari investon për bizneset e tij familjare, madje merr edhe miliona leke nga shteti!!! Kjo VETEM PER NJE PJESE TE BIZNESIT TE TIJ, pasi për ndërtimin qe është duke ngritur ne mesin e sarajeve te tij, flitet qe ka perfituar akoma me bollshem.
SHTETI FUNKSIONON PER TE DHE FAMILJEN E TIJ!
Sa mire dhe sa ndryshe do ishte sikur te funksiononte per te gjithe fermeret, bizneset dhe ndermarrjet familjare, pa ju dashur ti lepihen e ti sorrollaten pushtetareve, per te marre ate qe ju takon, hakun e punes se tyre!
Kureshtja me shtyn me tej, verifikoj se para disa muajsh Fredi Kokoneshi i paskerkesh PRIVATIZUAR “dikujt” toke ne mesin e sarajeve te tij, toke e marre me qera aktualisht nga e shoqja e kryetarit dhe pikerisht aty po nderton keshtjellen e sarajeve!!!
Rastesi te jete valle??!
Pastaj pika kulminante, TE NJEJTAT MJETE DHE PUNETORE qe po ndertojne ndertesen e Bashkise Divjake, jane angazhuar edhe ne keshtjellen e Fredi Kokoneshit!! Te jene valle qoka interesash reciproke qe behen ne kurrizin e taksave tona??? Apo thua qe vertet kryetari ka vleresuar punimet e tyre cilesore….
Versionin e tij se si qendron e verteta le ta jape vete kryetari, nese e ka nje te tille, pasi nga shtatori e ne vazhdim do ti duhet detyrimisht ti pergjigjet shkreserisht/ligjerisht qytetareve per çdo firme qe ka hedhur e do te hedhe ne emrin e tyre.