04:47 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Football Leaks”: Një shqiptar nga Kosova përfitoi 5 milionë euro prej Pogba-së

23:19 | 09/12/2016
në Sport
0
“Football Leaks”: Një shqiptar nga Kosova përfitoi 5 milionë euro prej Pogba-së

Ylli i Francës dhe Manchester United, Paul Pogba, ka patur një agjent shqiptar. Ylli Kullashi është shqiptari i cili ka menaxhuar 40% të të drejtave të imazhit të futbollistit francez, në vitin 2014 dhe ka përfituar rreth 5 milionë euro pas një marrëveshje të lojtzarit me kompaninë e njohur Adidas, në vitin 2016.

Paul Pogba, së bashku më agjentin e tij Oualid Tanazeft,i kanë përdor një kompani offshore në ishullin Jersey për t’iu shmangur detyrimeve tatimore, shkruan “Insajderi”.

Sipas dokumenteve, të publikuara në median  ranceze “Mediapart”, lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, dyshohet se është përfshirë në mosmarrëveshje midis agjentit aktual Mino Raiola dhe ish-agjentëve Oualid Tanazefti dhe shqiptarit Ylli Kullashi, për të fituar të drejtat e imazhit të futbollistit.

Megjithatë, kur Raiola u bë përfaqësuesi i lojtarit, ai bëri gjithçka që t’i merrte të drejtat e imazhit të Pogbas, derisa ia arriti ta bënte një gjë të tillë në vitin 2015.

Pogba, më 16 mars të vitit 2016, nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me kompaninë e veshjeve sportive, Adidas, nga e cila do të fitojë 40 milionë euro.

Por siç raportonte gazeta e njohur franceze L’Equipe, disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, marrëveshja me Adidas u bë e mundur pasi u paguan nga pesë milionë euro për Tanazeftin dhe Kullashin.

Ylli Kullashi është menaxher futbollisti nga Kosova, por që jeton dhe punon në Francë. 

Etiketa: football leaksoffshorepogbashqiptariylli kullashi
Pas

Kapja e 30 kg heroinë, Haki Çako inspektim në Portin e Durrësit

Para

Alarmohen ekonomistët: Kinezët “blejnë” Portugalinë, porta e depërtimit në BE

Para
Alarmohen ekonomistët: Kinezët “blejnë” Portugalinë, porta e depërtimit në BE

Alarmohen ekonomistët: Kinezët "blejnë" Portugalinë, porta e depërtimit në BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.