06:29 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Football Manager bën parashikimin, si do jetë ecuria e Ligës së Kampioneve dhe kush do shpallet fitues

08:02 | 14/02/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Football Manager bën parashikimin, si do jetë ecuria e Ligës së Kampioneve dhe kush do shpallet fitues

Liga e Kampionëve rikthehet këtë të martë me fazën e 1/8 dhe rezultateve që do të dalin nga këto përballje, loja e famshme Football Manager i ka paraprirë me një simulim, duke përcaktuar edhe fituesin.

Sipas këtij simulimi të posaçëm, Reali i Madridit do të mbrojë me sukses titullin e kampiones së Europës duke kaluar Napolin, më pas në çerekfinale Leicesterin, në gjysmëfinale do të kalojë Atleticon e Madridit për t’u përballur në finale me Bajernin e Mynihut.

Gjithnjë sipas këtij simulimi, përballja Real-Bajern do të mbyllet në barazim për 120 minuta dhe vetëm nga 11-metërshat, skuadra e Zinedine Zidane do të arrijë që të shpallet për të tretën herë, në katër vitet e fundit, kampione e Evropës, shkruan Top Channel.

Protagonistë të suksesit (të paktën kompjuterik) të Realit do të jetë dyshja Ronaldo-Bale, ndërsa pavarësisht se nuk do të arrijë në finale, Messi do të shfaqë një formë mbresëlënëse për Barcelonën.

Skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale, sipas “Football Manager” janë Manchester City, Real Madrid, Dortmund, Bajern i Mynihut, Juventus, Barcelona, Atletico Madrid dhe Leicesteri.

Në çerekfinale, sipas simulimit, Bajerni do të përplaset me Dortmundin, Manchester City me Atleticon e Madridit, Leicesteri me Realin e Madridit, ndërsa Barcelona me Juventusin.

Simulimi ka prodhuar edhe fituesit. Bajerni do të shkatërrojë Dortmundin me rezultatin e përgjithshëm 7:0, Atletico do të kalojë Cityn 2:3, Reali 6-2 Leicesterin ndërsa Barcelona do të kalojë Juventusin me rezultatin e përgjithshëm 6:1.

Në gjysmëfinale, Reali do të kalojë Atleticon me rezultatin e përgjithshëm 4:2, ndërsa Bajerni eleminon Barcelonën 3:1.  Në fund, finalja e madhe mbyllet pas 120 minutave në barazim 2:2 mes Realit dhe Bajernit dhe sfida përcaktohet nga penalltitë, ku madrilenët e Zinedine Zidane fitojnë 4:3…gjithnjë sipas simulimit kompjuterik.

Sa i saktë do të rezultojë ky parashikim? Kjo do të nisë të provohet ose rrëzohet që nga e marta, kur Benfica pret Dortmundin dhe PSG luan në shtëpi përballë Barcelonës.  (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Football Managerparashikimi
Pas

3 histori urbane një mbrëmje shkurti para Shën Valentinit

Para

Publikohen datat e provimeve të lirimit, nisin më 12 dhe përfundojnë më 22 qershor

Para
Publikohen datat e provimeve të lirimit, nisin më 12 dhe përfundojnë më 22 qershor

Publikohen datat e provimeve të lirimit, nisin më 12 dhe përfundojnë më 22 qershor

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.