Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, në lidhje me këtë ai ka zbardhur një pjesë të takimit me ambasadorët.
Xhafaj thotë se takimi ka zgjatur për dy orë dhe nga ambasadorët ka marrë mbështetje totale për tre prioritete kryesore, lufta kundër krimit e para.
“2orë takim konstruktiv me Ambasadorët e BE. Prioritetet: Lufta kundër Krimit të Organizuar, Vettingu, Task Forca. Mbështetje totale. Faleminderit partnerëve”, shkruan Xhafaj.
Ndërkohë më tej ai paralajmëron se nesër do të bëhet prezantimi i operacionit “Forca e ligjit”.
“Për më shumë nesër në orën 10:00 Prezantim i Operacionit “Forca e Ligjit” në Ministrinë e Brendshme. #ForcaELigjit”, thotë Xhafaj.
(S.SH/Faxweb)
Discussion about this post