02:42 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Forca Rezerviste, Vengu: Rrit ekspertizën dhe kapacitetet mbrojtëse në FA

09:35 | 23/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Forca Rezerviste, Vengu: Rrit ekspertizën dhe kapacitetet mbrojtëse në FA

Forca Rezerviste hap një horizont të ri në politikat e qeverisë për t’i dhënë Forcës së Armatosur një dimension tjetër. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh sot se, ligji i ri garanton trajtim dinjitoz financiar për disa kategori njerëzish ndërkohë që kompletojmë edhe më tej strukturën e shërbimit ushtarak në rezervë të FARSH.

Vengu theksoi në një postim në rrjetet sociale se, mosha maksimale për t’u bërë pjesë e forcës rezerviste është 50 vjeç për ushtarët/detarët; 55 vjeç për nënoficerët; 60 vjeç për oficerët. Komponenti i rezervistëve siguron trupa shtesë, të trajnuar dhe me përvojë për FA, nënvizoi Vengu, teksa shtoi se rezervistët rrisin kapacitetet e mbrojtjes në rastet e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë.

Gjithashtu theksoi ministri, rritet ekspertiza dhe kapacitetet njerëzore për operacionet e emergjencave civile.

Ligji për Forcën Rezerviste përcakton rregullat për krijimin e një strukture të organizuar dhe të trajnuar për Forcën Rezerviste, e cila do të aktivizohet në rast nevoje, duke kontribuar në ruajtjen e gatishmërisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të vendit, si dhe në përmbushjen e detyrimeve kombëtare në kuadër të NATO-s dhe operacioneve të tjera ndërkombëtare.

Shërbimi ushtarak rezervist është një veprimtari që kryhet në bazë të dëshirës dhe detyrimit për t’i shërbyer Atdheut. Kohëzgjatja e shërbimit varion nga 14 deri në 45 ditë në vit, me mundësi zgjatjeje për operacione të veçanta. Ushtarët rezervistë gëzojnë të drejta të njëjta si ushtarët aktivë dhe kanë të drejtën të ruajnë vendin e punës gjatë shërbimit. Ata gjithashtu janë të detyruar të raportojnë për çdo ndryshim të statusit të tyre.

Pas

NASA përgatit fluturimin historik, sonda Parker do të tentojë të afrohet me atmosferën e Diellit

Para

Vrau biznesmenin dhe tentoi arratisjen nga qelia/ U izolua në regjimin 41 biss, Altin Kodra kundërshton vendimin e MD në GJKKO

Para
Vrau biznesmenin dhe tentoi arratisjen nga qelia/ U izolua në regjimin 41 biss, Altin Kodra kundërshton vendimin e MD në GJKKO

Vrau biznesmenin dhe tentoi arratisjen nga qelia/ U izolua në regjimin 41 biss, Altin Kodra kundërshton vendimin e MD në GJKKO

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.