Ka filluar protesta e opozitës për bllokimin e 12 akseve rrugor në qytetet të ndryshme të vendit.
Por mesa duuket qytetarët e Shkodrës janë ende të pavendosur sa i përketë vendit në të cilin do ta zhvillojnë protestën.
Sipas gazetares të Fax News, Emi Kalaja qytetarët kanë vendosur të zhvillojnë protestën por ende nuk është përcaktuar vendi ku ajo do të mbahet.
Kalaja në një lidhje direkt shprehet se shpesh vendi është ndryshuar nga qytetarët, por përpos kësaj ka pasur dhe konfrontime jo vetëm me policinë por dhe me drejtuesit e automjeteve.
Konfrontimi I parë sipas saj ka ndodhur për shkak të një kamioni I cili ka dashur të kaloj aksin rrugor të bllokuar në Shkodër, dhe meqënëse protesta ende nuk kishte filluar, mjeti është lejuar të kaloj.
Një tjetër konfrontim ka ndodhur me me policinëë, forcat e të cilës janë të shumta në numër, por dhe ky konfrontim është zgjidhur shpejt.
Edhe pse protesta është parashikuar të fillonte në orën 18:00, ende në Shkodër nuk ka filluar.
“Në Shkodër akoma të pavendosur për pozicionin ,Pati disa moment tensionii nëse duhet të linin të lejonte një kamion apo jo për megjithësesi është zgjidhur cështje.
Ka patur gjithashtu një konfrontim të vogël mes protestuesve dhe policiës. Megjithatë pritëet të nis dhe këtu mosbindja civile.
Këtu ka forca të shtuara të policisë.
Protesta është masive kryesit simpatizantë por edhe nga qytetarër. “-përfundon Kalaja.
(s.a/faxweb.al)