Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Kukës gjatë një takimi që po zhvillon në këtë qyetet në kuadër të platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët.
Fax News raporton se protesta është organizuar nga Partia Demokratike në Kukës dhe po zhvillohet përpara pallatit të Kulturës.
Siç duket dhe nga videot, protestuesit janë pothuajse të izoluar nga forcat e shumta policore që janë mbledhur në vendin ku po mbahet protesta. Qytetarët e Kukësit thërrasin Rama ik! Rama ik!
Ndërkohë dhe më herët, gjatë një takimi të zhvilluar me qytetarët kryeministri Rama u prit me protesta dhe në Has.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post