Juristi Çlirim Gjata ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve në Fax News ku ka komentuar ndërhyrjen e policisë ndaj banorëve të Bregut të Lumit, duke ironizuar me faktin se në të njëjtën ditë u grabit aeroporti i vetëm kombëtar që ka vendi.
Gjata u shpreh se Policia e ka humbur misionin e saj, që është siguria e qytetarëve. Ai renditi dhe disa prej shkeljet që Policia ka bërë gjatë shoqërimit të banorëve të Bregut të Lumit.
“Dhjetra policë dërgohen që të ruajnë llamarinat te Universiteti Bujqësor, të tjerët dërgohen që të hedhin gaz lotsjellës te Bregu i Lumit, normal që ata katër burra mund të hyjnë lirisht në Aeroportin e Rinasit. Ne kemi bërë kallëzim penal për Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake, për shkak të përdorimit të armëve kundër popullsisë civile.
Nuk e lejon Kodi i Procedurës penale që të hysh në banesë para orës 7 të mëngjesit, nuk mund të shoqërosh banore gra pa punonjëse të policisë, nuk mund të hidhet gaz lotsjellës në banesa të mbyllura, nuk mund të shjoqërosh të mitur pa praninë e psikologëve.
Ne e dimë që nuk do të ketë asnjë hap nga ana e pokurorisë, se e dimë se për çfarë është vendosur aty Arta Marku. 200 banesa janë shpronësuar aty më përpara, pse duhet vepruar ndryshe për 38 banorë të tjerë. Nuk ka fare shpronësim, iu teket atyre dhe i nxjerrin jashtë, pse duhet që ata të aplikojnë për banesa sociale?”, u shpreh Gjata.
Juristi komentoi edhe debatin për vendosjen e ushtrisë në Rinas, teksa tha se Ministrja e Mbrojtjes ka marrë përsirpër tashmë të bëjë dhe rolin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
“S’ka nevojë për debat kushtetues? Pse edhe Gjykatë kushtetuese na u bë tani ne kjo ministrja e Mbrojtjes, e kupton sot se ku ka shkuar vendi? O kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe ministre e mbrojtjes njëkohësisht! Nuk mund të nxirret në rrugë, qoftë edhe një ushtar pa dhënë urdhër presidenti, në kushtet e grushtit të shtetit po! Ushtari di vetëm kaq, të të vrasë, kaq di ai nuk ka bërë shkollë. Maksimumi mund të thërrasë dy herë ndal”, u shpreh Gjata.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post