Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manat të Lezhës, pasi kanë hequr 74 predha të kalibrit 150 mm nga zonat e banuara.
Lajmi është dhënë nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila thotë se xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin duke asgjësuar 16 ton municione të rrezikshme.
Postimi i Xhaçkës:
Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.
Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post