Me mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës forcat kurdo-arabe kanë shënuar një fitore të rëndësishme orët e vona të ditës së djeshme. Ato ‘’kanë vënë’’ para duke n djekur një grup të shtetit Islamik nga një qytet verior i Sirisë dhe po i afrohen burgut më të madh të shtetit radikal.
Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH), “koalicioni kurdo-arab, pjesë e Forcave Demokrate Siriane (FDS) dhe të mbështetura nga forcat speciale amerikane dhe sulmet e koalicionit ndërkombëtar antixhihadist, morri në përfundim të luftimeve të dhunshme qytezën e Jaabar që ndodhet 50 kilometra nga Raka, kryeqyteti de facto i ISIS në Siri”.
Pranë kësaj qyteze ndodhet burgu më i madh i organizatës radikale ku ndodhen të burgosur dhjetëra persona. (E.K/SHUPLAKA)