Një grup avokatësh të të drejtave të njeriut në Sudan, “Emergency Lawyers”, thonë se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë vrarë rreth 300 civilë gjatë sulmeve që nisën të shtunën në shtetin e Kordofanit të Veriut, pranë qytetit Bara, i kontrolluar nga RSF.
-
Në fshatin Shag Alnom, më shumë se 200 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, humbën jetën nga djegia e shtëpive apo qëlloheshin me armë.
-
Në Hilat Hamid, u vranë 46 persona, mes tyre gra shtatzëna dhe fëmijë.
-
Gjatë sulmeve të plaçkitjes në fshatra të tjerë, u vrarë edhe 38 civilë, dhe dhjetëra të tjerë raportohet se janë zhdukur.
“Sipas Emergency Lawyers, këto fshatra ishin pa asnjë objektiv ushtarak, gjë që tregon natyrën e pastër kriminale të këtyre aktit, duke shkelur ligjet ndërkombëtare humanitare”, deklaruan ata.
Luftimet mes RSF dhe Ushtrisë Sudaneze vazhdojnë që nga prilli 2023. Ushtria kontrollon qendrën dhe lindjen e vendit, ndërkohë që RSF tenton të forcojë kontrollin në perëndim, përfshirë Kordofanin e Veriut dhe Darfurin.
Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 3 400 persona janë zhvendosur prej fillimit të sulmeve. Ky konflikt ka shndërruar Sudanin në krizën më të madhe humanitare në botë, me mbi 12 milionë të zhvendosur, uri, dhe shpërthime sëmundjesh si kolera.
Organizata të tilla si Mjekët pa Kufij kanë dokumentuar shtrirjen e shkeljeve të rënda: vrasje masive, dhunime, plaçkitje, dhe shkatërrime infrastrukture civile. Akuzat ndaj RSF-së për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid janë hedhur nga SHBA dhe organizata të tjera. RSF ka premtuar se do të ndëshkojë personat përgjegjës – por pa dhënë shumë detaje.