Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën pranë godinës së PD-së.
Forcat speciale janë bërë gardh në afërsi të Kuvendit, dhe më pas policia ka hyrë dhe në oborrin e PD-së.
Ndaj protestuesve është hedhur ujë dhe gaz lotsjellës, ndërkohë që pamjet që ofron tashmë oborri i PD-së janë dramatike.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ndërhyrja është bërë me kërkesë të disa deputetëve që thonë se po u rrezikohet jeta.
Burime bëjnë me dije se në këto momente se Sali Berisha ndodhet në ambientet e zyrave të FRPD.
Policia njofton zyrtarisht se:
Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:
Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.
Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.