01:35 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Forcat xhenio heqin lëndën plasëse nga makina e Suad Licit, detaji i dyshimtë që vunë re (Video)

12:43 | 16/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Forcat xhenio heqin lëndën plasëse nga makina e Suad Licit, detaji i dyshimtë që vunë re (Video)

Forcat xheniere që mbërritën nga Tirana kanë hequr pakon me lëndë plasëse që ishte vendosur poshtë mjetit të administratorit të Vllaznisë Suad Lici, në Shkodër.

Xhenierët konfirmuan se pakoja ishte me lëndë palsëse, ama mungonte fitili i saj ndezës. Nuk dihet nëse ky ka qenë një incident nga ana e autorëve që kanë vendosur pakon, apo qëllimi i tyre ka qenë vetëm për të paralajmëruar Licin, i cili e konstatoi vetë pakon poshtë mjetit.

Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja, raporton se pakoja tashmë do të dërgohet në laborator, ku do të bëhet ekspertiza e plotë e saj.

Pak orë pasi konstatoi një pako të dyshimtë në mjetin e tij, administratori i Vllaznisë Suad Lici, është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd. Në një deklaratë për mediat, Lici tha se ai është një person i lirë dhe nuk ka konflikt të hapur me askënd.

Administratori i Vllaznisë u shpreh se ai do të vazhdojë normalisht jetën e tij, madje sot pasdite do të jetë në Durrës, ku skuadra e qytetit shkodran do të përballet me Teutën

“Rreth orës 8 e 30 dola nga shtëpia, pashë një pako të dyshimtë lajmërova policinë dhe kaq. Nuk jka pasur asnjë konflikt, le tia lëmë organeve kompetente zbardhjen e ngjarjes. Unë jam një njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jetoj i tillë, njerëzit kanë kërkuar sqarime në lidhje me sportin, dhe këtë e kam bërë. Unë nuk merrem me formacionin.

Unë do të vazhdoj detyrën dhe do të jem sot në Durrës, do të marr pjesë në ndeshjen kundër Teutës, do të vazhdoj jetën time të përditshme. Unë mendoj se pa fol organet kompetente, ne nuk kemi pse i vendosim një etiketë, kriminelët të qendrojnë jashtë sportit, pasi qyteti ka nevojë për të”, u shpreh Lici për mediat.

E ndodhur në vendin e ngjarjes, kryebashkiakia Voltana Ademi u shpreh se situata në Shkodër nuk është aspak e qetë, ndërsa tha se duhet ti lihet vendi policisë në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës.

“T’iu lëmë mundësi teknicienëve që të bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes”, u shpreh Ademi, ndërkohë që foli dhe për situatën në klubin e Vllaznisë.

“Situata tani në klub është e qetë, disa ngjarje nuk janë zbardhur ende, prandaj mendoj që për ngjarjen sot le të presim vlerësimet teknike. Nuk jemi në kuadër të një deklarate politike, sa kohë që kemi të bëjmë me jetën dhe me sigurinë e qytetarëve”, u shpreh mes të tjerave Ademi.

Njoftimi i policisë së Shkodrës për rastin:

Më datë 16.02.2020, rreth orës  08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë  lëndë plasëse.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Foto/Tritol makinës së administratorit të Vllaznisë, ka marrë dhe më parë kërcënime, në vendngjarje dhe Voltana Ademi

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: suad licisuad lici tritoltritol ne makine administratorit te vllaznise
Pas

Ishte duke punuar në një banesë, punëtori bie nga lartësia, niset me urgjencë drejt Traumës

Para

Vrasje vëllezërish dhe këputje krahu/ Kush janë 3 të rrezikshmit që kërkohen nga policia, me sa burg janë dënuar (Detajet)

Para
Vrasje vëllezërish dhe këputje krahu/ Kush janë 3 të rrezikshmit që kërkohen nga policia, me sa burg janë dënuar (Detajet)

Vrasje vëllezërish dhe këputje krahu/ Kush janë 3 të rrezikshmit që kërkohen nga policia, me sa burg janë dënuar (Detajet)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.