02:55 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Forcim i Bashkëpunimit Kulturor Shqipëri–Itali, Delegacioni i MEKI zhvillon vizitë në muzeun MAXXI në Romë

18:12 | 11/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Forcim i Bashkëpunimit Kulturor Shqipëri–Itali, Delegacioni i MEKI zhvillon vizitë në muzeun MAXXI në Romë

Delegacioni i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një takim të rëndësishëm në MAXXI – Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI në Romë, një nga institucionet më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë.

Takimi u realizua në prani të drejtueseve të lartë të muzeut MAXXI, si dhe me pjesëmarrjen e Drejtorit të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, z. Alessandro Ruggero, i cili dha mbështetje për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e kulturës dhe artit.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e institucioneve muzeale të artit bashkëkohor, si dhe identifikimi i mundësive konkrete për bashkëpunim të ndërsjellë, programet e edukimit kulturor, qasjes digjitale ndaj koleksioneve dhe modeleve të qëndrueshme të financimit dhe menaxhimit muzeal, me fokus të veçantë në Muzeun e ardhshëm Kombëtar të Arteve të Bukura.

Vizita e delegacionit të MEKI, pjesë e së cilit ishte edhe znj.Lira Pipa, Zv.ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Znj.Anisa Pollo, Drejtoresha e Administrimit të Fondit të Trashëgimisë Kulturore, Artit, Kulturës dhe Projekteve, vjen si pjesë e strategjisë për modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e institucioneve kulturore shqiptare, me synimin për t’i kthyer muzetë tanë në hapësira të gjalla, tërheqëse për artistët, vizitorët dhe komunitetet.

Takimi në MAXXI përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të partneriteteve të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e artit dhe kulturës, dhe një mundësi e re për të nxitur dialogun kreativ mes dy vendeve tona.

Pas

Itali/ Vrau gruan e tij në sytë e fëmijëve, Lulzim Toçi i jep fund jetës në burg me vetëvrasje

Para

Spiropali merr pjesë në samitin në Odesa: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës, agresioni i Rusisë, goditje ndaj rendit ndërkombëtar

Para
Spiropali merr pjesë në samitin në Odesa: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës, agresioni i Rusisë, goditje ndaj rendit ndërkombëtar

Spiropali merr pjesë në samitin në Odesa: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës, agresioni i Rusisë, goditje ndaj rendit ndërkombëtar

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.