03:44 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Formoni një qeveri të qëndrueshme”, Shefja e Zyrës së BE-së u bën apel liderëve kosovarë

16:18 | 08/07/2017
në Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Formoni një qeveri të qëndrueshme”, Shefja e Zyrës së BE-së u bën apel liderëve kosovarë

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka deklaruar se është përgjegjësi e liderëvë politikë që të dëgjojnë qytetarët dhe të formojnë një qeveri të qëndrueshme.

Ajo këtë deklaratë e bëri duke pasur parasysh sfidat e rëndësishme para të cilave gjendet shteti i ri i Kosovës. Duke radhitur disa nga problemet si papunësia e lartë dhe sistemi arsimor me performancë të ulët, deri te korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit, Apostolova ka theksuar se është e rëndësishme që liderët politikë t’i marrin seriozisht këto sfida, të formojnë një qeveri të fortë dhe të fillojnë reformat që populli i kërkon.

“E përgëzoj popullin e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që u mbajtën më 11 qershor dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën profesionale me të cilën i kryen detyrat e tyre. Gjithashtu u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që t’i marrin seriozisht rekomandimet e Misionit të BE-së për Vëzhgimi e zgjedhjeve dhe t’i zbatojnë ato në mënyrën e duhur”, ka deklaruar Apostolova.

Ajo duke përmendur takimin jozyrtar që ka patur  Federica Mogherini, me presidentin e Serbisë dhe atë të Kosovës, dhe kjo sipas saj, edhe një herë rikonfirmon angazhimin e BE-së për perspektivën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së, ku pritet zbatimi pa vonesë i marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut.

“BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë qytetarët e Kosovës. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe instrumenteve të lidhura me të, BE-ja ka siguruar një kornizë politike, ekonomike dhe legjislative për reformat që do të nxirren. Përmes mbështetjes së IPA-s, BE-ja siguron ndihmë financiare bujare për të mbështetur këto përpjekje dhe për të rritur përmirësimet në tërë Kosovën. Pa marrë parasysh se kush e formon qeverinë e re, BE-ja pret një përshpejtim dhe zbatim të agjendës për reforma të BE-së. Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Njerëzit e Kosovës presin një udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme përgjatë rrugës evropiane. Tani u takon atyre udhëheqësve që ta bëjnë këtë”, ka thënë Apostolova. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: kosoveShefja e zyres se be
Pas

Zhdukja e biznesmenit vlonjat, Policia jep detaje

Para

Vdes para 35.000 mijë spektatorëve akrobati në Madrid, bie nga 30 metër lartësi (VIDEO)

Para
Vdes para 35.000 mijë spektatorëve akrobati në Madrid, bie nga 30 metër lartësi (VIDEO)

Vdes para 35.000 mijë spektatorëve akrobati në Madrid, bie nga 30 metër lartësi (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.