15:57 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Formulë e re edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie / Reformimi në Partinë Demokratike, ja propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimet në statut

11:15 | 12/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha nxjerr 9 premtimet që nuk u përmbushën kurrë: Rama bën vetëm propagandë

‘Fax News’ ka arritur të zbardhë 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike. Ndër të tjera, kryedemokrati propozon ristrukturim të Partisë Demokratike që nga zgjerimi i Kryesisë duke përfshirë si anëtarë të saj edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Në këtë kryesi duhet ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.

Zgjerim ka pësuar edhe Kryesia e Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, ndërsa është rikonceptuar edhe mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, që do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të partisë.

Ndër pikat e propozuara është zgjerimi i demokracisë së brendshme në parti, ku për përzgjedhjen  kandidatëve të pushtetit lokal do të përfshihet edhe Këshilli Kombëtar. Në përzgjedhjen e tyre do të  ngushtohet kompetenca e kryetrarit të partisë, ku anëtarësia pa konsultimit do të bëjë propozimet që do të caktohen nga  kryetari i partisë, kryesia dhe në fund do të miratohen nga Këshilli Kombëtar.

Rikonceptim do të pësojë edhe Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, ndërsa bashkohen në një komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikes, duke njohur kompetencën për vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit te rregullave për dekriminalizimin dhe integritetin vetëm Komisionit te Vlerësimit të Kandidateve. Gjithashtu propozim për ndryshim është edhe rikonceptimi i Kryesisë së Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nënkryetari i Seksionit Kryetari i Seksionit.

Ja cilat janë 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshime në statutin e PD:

  1. Janë përfshirë si vlera që mbrohen, promovohen dhe nxiten nga Partia Demokratike, meritokracia dhe shanset e barabarta ne punësim dhe karriere, duke nxitur një administratë publike te qëndrueshme dhe profesionale; lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund e fenomenit të pandëshkueshëmrisë; shkëputja e lidhjeve midis politikes dhe krimit te organizuar, përmes dekriminalizimit të plotë të jetës politike dhe publike, si dhe nxitja e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të paanshëm, që i shërben vetëm qytetarëve dhe interesit publik;
  2. Është zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme në parti edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal, duke ngushtuar kompetencën qe kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim. Ne këtë mënyrë, detyrimi për konsultimin e anëtarësisë është përfshirë edhe për kandidatet për pushtetin vendor, të cilët pas konsultimit me anëtarësinë do te propozohen nga: Kryetari i Partisë, caktohen nga Kryesia e PDSH-se dhe lista e plote do të miratohet nga Këshilli. Kombëtar. Ne këtë mënyrë është përfshirë në vendimmarrje, si organ ratifikues i listës, edhe Këshilli Kombëtar;
  3. Është rikonceptuar Kryesia e Seksionit, e cila do të përbëhet nga Kryetari, Sekretari dhe Nënkryetari i Seksionit Kryetari i Seksionit zgjidhet nga anëtarët e seksionit sipas parimit “Një anëtar, Një vote Sekretari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Degës. Nënkryetari i Seksionit emërohet nga Kryetari i Grup-seksionit;
  4. Është shtuar si strukture vendore e partisë edhe Këshilli Koordinues i Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që emërohet nga Kryetari i Partisë. Kjo do të jetë një strukture e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH ne nivel qarku;
  5. Është zgjeruar Kryesia e Degës së Partisë, ku do të përfshihen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PDSH që kanë vendbanimin në Degë apo janë caktuar të mbulojnë Degën; si dhe vetëm për Degët qendër qarku, 7 (shtate) anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Degës;
  6. Është rikonceptuar mënyra e funksionimit të Këshillit Kombëtar, duke parashikuar që anëtaret e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të organizohen në Departamente te Këshillit Kombëtar, që funksionojnë si strukture këshillimore e Kryesisë dhe kryetarit të PDSH-se, për çështje tematike. Departamentet e Këshillit Kombëtar janë përgjegjëse për përgatitjen e platformave, opinioneve, strategjive dhe programeve sektoriale, të cilat shërbejnë për formulimin e programit elektoral, programit të qeverisjes dhe veprimtarinë politike të PDSH-së;
  7. Është zgjeruar Kryesia e Partisë, duke përfshirë si anëtare të saj për shkak të funksionit edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit. Integritetit dhe Etikes. Gjithashtu është shtuar rregulli që jo me pak se 30% e anëtarë të zgjedhur te Kryesisë t’i përkasë gjinisë me pak te përfaqësuar;
  8. Është rikonceptuar Sekretariati Ekzekutiv i Partisë, duke hequr numrin limit të sekretareve funksional ne përbërje të tij Ky rregull është shtrire edhe për Degët e Partisë;
  9. Është bashkuar ne një komision të vetëm Komisioni i Apelimit dhe Komisioni i Integritetit dhe Etikes, duke njohur kompetencën për vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimit te rregullave për dekriminalizimin dhe integritetin vetëm Komisionit te Vlerësimit të Kandidatéve;
  10. Është riformatuar Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit, Komisioni i Përhershëm i Statutit do te përbehet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, që caktohen nga Kryesia e Partisë;
  11. Është harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktësitë apo duke hequr parashikimet qe përsëriten ne tekstin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statusore!

Pas

Ishte në kërkim nga Policia, arrestohet inspektori i IMT-së në Sarandë, akuza që rëndon ndaj tij

Para

Rrahu nënën e saj dhe i bënte presion, arrestohet e reja në Sarandë

Para
Tentoi t’i vidhte para një 34 vjeçareje nën kërcënimin e thikës, arrestohet grabitësi në Sarandë (EMRI)

Rrahu nënën e saj dhe i bënte presion, arrestohet e reja në Sarandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE: Diplomacia është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme

Adoleshenti që filmoi videon e rrëzimit të “Air India” që e pa e gjithë bota

“Konflikti ushtarak nuk është zgjidhje”, Xi Jinping: Irani e Izraeli të qetësojnë situatën, Kina e gatshme të punojë për paqen

Pas goditjeve ushtarake, Irani pëson sulm kibernetik në bankën shtetërore, grupi izraelit merr përgjegjësinë

Al Jazeera: Teherani i gatshëm për negociata, ndërhyrja e SHBA-së do rrezikonte të fuste të gjithë rajonin në luftë

Media: 450 të vrarë në Iran nga bastisjet izraelite, të paktën gjysma civilë

Përfshihet nga flakët Kodra e Krastës në Elbasan

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Mbreti jordanez: Nëse bota dështon të veprojë, do të jetë bashkëpunëtore në krimet e Izraelit

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.