I pyetur nga gazetarët në lidhje me Forumin Ekonomik të Shkupit të zhvilluar ditën e sotme, Basha u shpreh se ky forum nuk ishte asgjë tjetër veçse takimi i radhës mes tyre, ku përveç protagonizmit dhe disa fotove të bukura, nuk prodhoi asgjë tjetër, asgjë konkrete për shqiptarët.
Basha u shpreh se duhet të punohet maksimalisht për eliminimin e kërcënimit të fundit për paqe në rajonin e Ballkanit, që është pikërisht njohja e ndërsjelltë e Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Bashës. PD e mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe shprehu lumturinë e tij që SHBA dhe BE janë shprehur tepër të qartë përsa i përket objektivit të madh, që është pikërisht njohja e ndërsjelltë mes Kosovës e Serbisë.
“Mendoj që këto takime u bënë shumë shpejt dhe s’dimë më se pse po bëhen. Përveç protagonizmit dhe fotove nuk pamë asgjë tjetër në fakt. Lëvizja e lirë duhet të funksionojë, por ne duhet t’i japim fund hipokrizisë. Duhet të punohet për eliminimin e kërcënimit të fundit për paqe në rajon, që është njohja e ndërsjellte e Kosoves dhe Serbise. Nëse Rama dhe Vuçiç kanë dëshirë për protagonizëm, për të bërë fotografi, kjo nuk është cudi e madhe për mua. Nuk po prodhojnë asnjë të mirë për qytetarët, por një alibi për ngecjen në vend të objektivave që duhet të ketë secili prej qyteteve të rajonit. PD e mbështet dialogun Kosovë – Serbi. Ne jemi të lumtur që SHBA dhe BE janë të qartë përsa i përket objektivit për njohjen e njërsjelltë.”, është shprehur ndër të tjera në fjalën e tij z. Basha.