Ditën e sotme në Shkup po mbahet Forumi Ekonomik Rajonal, për vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka folur mbi rëndësinë që ka ‘Mini-shengeni’ ballkanik, për lëvizje të njerëzve pa kufizime, studimeve dhe mallrave. Ai thekoi se ky hap e bën Ballkanin më të fuqishëm në sytë e ndërkombëtarëve, si dhe do të sjellë investime më të shumta për vendet. Zaev i bëri ftesë të hapur vendeve të Ballkanit që të përfshihen në ‘Mini-shengenin’ pasi sipas tij është në dobi të të gjithëve.
“Do të lehtësohet lëvizje e eksporteve, zgjerimet e shërbimeve, e katërta është të mundësohet lëvizja e kapitalit. Si fillim do të nënshkruajmë një marrëveshje të rëndësishme dhe 2 memorandume për bashkëpunim. Ne dëgjuam apelin e bizneseve të rajonit dhe filluam hapat e duhura. Jemi në fillim të dixhitalizimit të përshpejtuar dhe bazave të të dhënave. Qëllimi ynë për një treg të integruar ekonomik dhe rritjes së PPP në rajon. Kjo e bën Ballkanin më të fortë dhe konkurrente në BE. Mungesa e BE për të mos hapur negociatat për Ballkanin është kundër interesave të BE. Jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe Serbinë dhe Malin e zi. Ne jemi këtu, edhe aty ku BE të jetë e përgatitur, ne presim sepse jemi të përgatitur për qytetarët tonë. Shpresoj që BE të gjejë mënyra të gjej financim. Nuk jam këtu për të folur për BE, jam për të folur për qytetarët tanë, idetë tona, Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e hapur. Të gjithë së bashku i japim fluks të ri hapësirës ekonomike dhe tregut të ndërlidhur. Tregu i ndërlidhur ekonomik ka për qëllim të hapë nisma të reja për banorët tanë. Ne duam të rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe të sjellim investime të mëdha. Me harmonizimin e politikave të investimeve do të koordinojmë një kapital më të madh dhe do të tërheqim më shumë investimet. Rajonet tona kanë potencial të madh. Ne kemi për detyrë të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme. Ky është kontributi jonë. Vullneti politik dhe mbështetja që morëm nga shtetet në rajon për efekte më të fuqishme, është nisma jonë autentike dhe tregojmë një lidership të qartë sa politik dhe kujdes të bashkëpunimit. Këtë herë kemi një program të veprimit. Jemi të hapur me të gjitha nismat që përshpejtojnë procesin e integrimit në BE. Është proces autentik, mirëpo nisma është e hapur për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Inkurajoj që shtetet të bashkohen. Të krijomë një vizion për zhvillim përmes tregut të përbashkët”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri Zaev.