Po zhvillohet ditën e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut konferenca me temë: “Rivendosje e sinergjisë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, që zhvillohet në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog (FPD).
Të pranishëm në këtë takim është edhe Kryeministri Rama,Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, por edhe ndihmës sekretari në detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Philip Reeker.
Ky i fundit në fjalën e tij gjatë kësaj konference, Reeker u shpreh se të gjitha vendet dhe liderët e tyre duhet të bëjnë një pasqyrim të asaj që duhet bërë mes vendeve përkatëse. Sipas tij, historia mund të na udhëheqë, por gjeografia nuk mund të ndryshojë, ndaj nuk mundet ti tejkalojmë sfidat e epokës së re.
SHBA konfirmon angazhimin tonë për Ballkanin Perëndimor. Covid-19 më bëri të mos jem mjaftueshëm prezent në rajon. Ndikimi i Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor është i ulët dhe tashmë nuk ka më besueshmëri për fillimin e negociatave. Besojmë se është e dëmshme për BE të luftohet procesi i zgjerimit. Nëse nuk arrihet marrëveshja Prishtinë- Beograd, i gjithë rajoni do të mbetet në vend.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij në këtë konferencë, z. Reeker.