Forumi Musliman i Shqipërisë organizon një tubim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez. Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës si dhe do të dënohen krimet dhe masakrat të bëra ndaj popullsisë civile.
Luftimet kanë nisur qe ne daten 14 tetor, teksa nga perplasj kane nderruar jete mira njerez, jane plagosur shume te tjere dhe jane shkaterruar shume ndertesa.
Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët.
Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan.
Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.