01:19 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Forza Italia” e Berlusconi-t për krizën në Shqipëri: Nëse ne dhe BE nuk ndërhyjmë, vendi rrezikon negociatat

17:12 | 28/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Forza Italia” e Berlusconi-t për krizën në Shqipëri: Nëse ne dhe BE nuk ndërhyjmë, vendi rrezikon negociatat

Kriza politike në vend ka nxitur edhe reagimin e partisë italiane, “Forca Italia” ku përmes deputetes e, Mara Carfagna, i ka kërkuar qeverisë së drejtuar nga koalicioni mes “Lega”-s së Matteo Salvini-t dhe Lëvizjes “Cinque Stelle” të Luigi di Maio-s, që të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme në rrugë diplomatike për të shmangur përshkallëzimin e krizës politike në Shqipëri.

Carfagna, e cila është edhe nënkryetare e Dhomës së Ulët të Parlamentit italian, shkruan se grupimi politik ku bën pjesë, ka ndërmarrë një nismë parlamentare për të angazhuar qeverinë në mbajtjen e një qendrimi urgjent për situatën politike në Shqipëri.

“Kompanitë shqiptare dhe shumë kompani italiane dhe europiane që operojnë në Shqipëri do të dëmtohen seriozisht. Procesi i aplikimit të vendit në BE do të ndërpritet papritmas. Për të mos të përmendur rrezikun e eksodit të mijëra shqiptarëve në Itali”, shkruan Carfagna-s në llogarinë e saj në facebook.

Postimi i plotë i Mara Carfagna-s:

Pak kilometra nga brigjet tona po zhvillohet një krizë serioze politike dhe sociale që nuk duket të ndikojë fare në qeverinë italiane. Në Shqipëri forcat e opozitës po protestojnë duke denoncuar një mungesë barazie në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Përplasja midis partive është kthyer tanimë në një përplasje mes qeverisë së Rama dhe Presidentit të Republikës. Nëse Italia dhe Bashkimi Europian nuk ndërhyjnë menjëherë duke e detyruar Shqipërinë të marrë një rrugë plotësisht kushtetuese, vendi rrezikon të zhytet në paralizë institucionale dhe t’i ndërpritet bisedimet e anëtarësimit.

Kompanitë shqiptare dhe shumë kompani italiane dhe europiane që operojnë në Shqipëri do të dëmtohen seriozisht. Procesi i aplikimit të vendit në BE do të ndërpritet papritmas. Për të mos të përmendur rrezikun e eksodit të mijëra shqiptarëve në Itali. Me Forza Italia ne kemi ngritur një nisme parlamentare që i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të menjëhershme. Është përgjegjësia jonë politike dhe historike. Presim që kryeministri dhe Ministri i Jashtëm të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

 

Etiketa: frorza italia
Pas

Zgjedhjet/ Reagon Ambasada Amerikanë: Kemi vëzhgues në gjithë vendin, refuzoni çdo akt dhune

Para

Policia e Shtetit publikon masat për zgjedhjet, 5979 efektivë si dhe 281…

Para
Policia e Shtetit publikon masat për zgjedhjet, 5979 efektivë si dhe 281…

Policia e Shtetit publikon masat për zgjedhjet, 5979 efektivë si dhe 281...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.