Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në kryeqytet, ku një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë. Sipas njoftimit të QSUT-së, foshnja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Më datë 05.03.2017, në QSUT “Nënë Tereza”, ka vdekur një foshnje 2 muajshe, banuese në Tiranë.
Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post