Një studentet 22-vjeçare ka vendosur që të shesë virgjësinë e saj onilne për një shumë të konsiderueshme.
Ajo ka zbuluar nëpërmjet një interviste për “Daily Mail”, se shpreson të fitoj 750.000 paund nga shitja e virgjërisë së saj online tek ofertuesi më i lartë pavarësisht se ndihet ‘shumë e turpëruar’.
Studentja Danielle Breene nga Brazili është frymëzuar për të marrë këtë masë ekstreme për të shlyer borxhet e saj, pasi edhe shumë vajza të tjera kanë bërë të njëjtën gjë.
Me këtë para ajo dhe dëshiron të blejë një shtëpi për nënën dhe motrën e saj dhe të paguajë kredinë e saj studentore.
Edhe pse krejtësisht e bindur se po merr vendimin e duhur, Danielle e cila e fsheh fytyrën e saj për të mbrojtur familjen e saj ajo ka thënë: “Jam pak e shqetësuar dhe jam nervoze se si gjërat do të sjkojnë, pasi për mua është hera e parë. Unë kurrë nuk kam dalë me një mashkull dhe jam shumë e trembur. Shpresoj që fituesi të jetë një person i sjellshëm dhe një zotëri “.
22-vjeçari Danielle zbuloi motiviin e saj kryesor i cili fshihet pas hapit drastik dhe është siguria financiare.
“Unë studioj dhe punoj me kohë të pjesshme. Paratë që bëj nuk mbulojnë shpenzimet dhe kostoja e jetesës në vendin tim është shumë e vështirë. Unë kam borxhe që rritet vetëm, “shpjegoi ajo.
“Unë do t’i përdor paratë për të blerë një shtëpi për të jetuar me nënën dhe motrën time të vogël, të paguaj borxhet tona dhe të paguaj kreditë e mia studentore, që ndoshta do të më duhej shumë vite për ti paguar”.
“Unë gjithashtu dua të investoj në karrierën time duke ndërtuar biznesin tim, për të siguruar të ardhmen time. Shpresoj se me këtë do të jem në gjendje të siguroj një jetë pa vështirësi financiare për familjen time”.
Që nga vendosja e njoftimin në faqen e saj të internetit në qershor, Danielle ka marrë dy oferta serioze, më e larta për 220.000 paund.
Ajo shpreson të tërheqë një ofertë prej 750.000 paund dhe tregon se nuk do të pajtohet me asgjë nëse nuk ndihet e garantuar për sigurinë e saj.
“Për ditën e takimit, do të kem një truproje. Siguria është shumë e rëndësishme për mua dhe unë po marr të gjitha masat e nevojshme për këtë”.
Ajo thotë se familja nuk e di për ankandin, por ka folur me një shoqe të ngushtë që po e ndihmon.
Lidhur me komentet negative që ka marrë shprehet: “Komentet e këqija që marr nuk do të paguajnë faturat e mia dhe nuk do të zgjidhin problemet e mia. Nuk pendohem për këtë vendim”.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post