Mëngjesin e sotëm, poLicia greke në Igumenicë ndaloi një gomone me 424 kilogramë kanabis të paketuar në 36 pako.
Në prangat e policisë greke ra dhe drejtuesi i gomones, një shtetas shqiptar 42 vjeç.
Fax News sjell fotot ekskluzive të gomones dhe sasisë së drogës së sekuestruar nga policia e shtetit fqinj.
Personi që është arrestuar është Dritan Jorgji, 42-vjec nga Saranda, i njohur me pseudonimin “Tan Zimani”.
(E.L/FAXWEB.AL)
(E.L/Faxweb)