Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas postimit të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili sulmoi opozitën lidhur me sherrin në PE ndërsa paralajmëroi një tjetër kallëzim penal.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji teksa poston një foto montazh ku Balla dhe Edmond Bego gjenden bashkë në një avion, shkruan: “E ke ngaterruar Taulant! Prokuroria është vendi ku jepet llogari për krimet, jo faltore për shplarjen e krimeve!
Kështu jemi ndarë, ne japim llogari për denoncimin e krimit ju jeni të ngrehur nga lidhjet me krimin! ????”
Fotos së publikuar, Salianji i vë mbishkruimin 57 udhëtime së bashku.
(B.B/ Faxweb.al)