Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur në rrugën e Arbërit në segmendin rrugor Bulqizë-Peshkopi në vendin e quajtur Vajkal, ku një makinë tip Audi me targa AA 923UI ka dalë nga rruga.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia lokale e Bulqizës e cila ka nisur edhe hetimet. Tre të aksidentuarit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës.
Sipas mjekëve dy prej të plagosurve kishin marrë plagë të ndryshme në trup, por që janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që gjendja shëndetësore e të aksidentuarit tjetër është paraqitur më e rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Burime nga policia lokale e Bulqizës, bëjnë me dije se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të automjetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post