Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Milot – Lezhë, ku dy automjete tip Benz janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në fotot e ardhura në redaksinë e ‘Fax News’ shihet se njëri prej mjeteve ka goditur mjetin tjetër nga mbrapa, ndërsa nga ky aksident fatmirësisht nuk raportohen për dëme në njerëz.
Aksidenti ka ndodhur mbi urën e Milotit, ndërsa raportohet se si shkak i këtij aksidenti është krijuar një trafik i rënduar në të dyja anët e autostradës.
Discussion about this post