Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e aksidentit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushëkrujë-Krujë. Personi që ka humbur jetën është Altin Vogli, ndërsa vijojnë të jenë në gjendje të rëndë Ilir Gega dhe Dorjan Hifi, të tre të moshë e re.
Ata ishin duke udhëtuar me një mjet fuoristradë në momentin kur janë përplasur me bordurën e një karburanti që ndodhet në këtë aks.
Shkak i aksidentit sipas policisë ka qenë shpejtësia e lartë me të cilen udhëtonte fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta në të cilën është ky aks.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për ti nxjerrë nga mjeti.
Ata u dërguan në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumes nga dy ambulancat e Krujës dhe Fushkrujës.
(E.K/FAXWEB.AL)