Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Aksidenti ka ndodhur pranë ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan.
Automjeti ka dalë nga rruga dhe më pas ka shpëthyer në flakë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shoferit. Viktima është identifikuar si Klodian Korançe 24-vjeç.
Pas daljes nga rruga mjeti është përplasur dhe me një makinë policie, e cila nga pamjet duket se ka qenë e parkuar.
Paraprakisht flitet se shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte mjeti mund të jetë bërë shkak për përplasjen fatale.
Detajet:
Më datë 28.05.2018, rreth orës 01:50, në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, mjeti tip “Benz” me targa AA 325 EG, me drejtues shtetasin Klodian Korançe , në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes mjeti ka shpërthyer , ku ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi Klodian Korançe 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbej” , Elbasan.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje ku pritet të mbrijnë ekspertë më të specializuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të daljes nga rruga dhe të shpërthimit të automjetit.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post