Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës para disa minutash ku një person ka gjetur vdekjen.
Aksidenti ka ndodhur në Bahçallëk. Viktima po lëvizte me biçikletë në momentin kur u godit nga një makinë të cilën sipas burimeve të Fax News e drejtonte Çlirim Hasa i cili ështën efektiv policie, ndërsa viktima është Petrit Barbullushi, 60-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 29.11.2018, rreth orës 13:15, në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, tek stacioni i autobuzit, drejtuesi i mjetit Ç. H, duke drejtuar mjetin tip Golf, me targa AA161VC, ka aksidentuar me pasojë vdekje biçiklistin, P.B, rreth 60 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk” Shkodër
Policia ka shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(B.H/Faxweb)