12:09 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Akuzohet për vrasjen e Ivanoviç, Pacolli fotografohet me të dyshuarin

21:32 | 03/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pacolli nostalgjik, publikon foto të viteve 70-të: Në kërkim të një perspektive ekonomike ndryshe

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është përfshirë në një skandal të madh pas publikimit të një fotoje ku shfaqet në krah të Milan Radojçiçit, i akuzuar për shumë vepra penale.

“Insajderi” ka publikuar fotografinë nga një takim që Milan Radojçiç ka zhvilluar me zëvendëskryeministrin dhe kryediplomatin kosovar në detyrë, Behgjet Pacollin, që po ashtu është kryetar i Aleancës Kosova e Re.

Takimi raportohet se është zhvilluar vitin e kaluar në një jaht që e ka në pronësi Milan Radojçiç, në Budva të Malit të Zi.

Pacolli në të kaluarën nuk e ka mohuar që mund ta ketë takuar Radojçiçin, por në prononcime publike është arsyetuar se ai takon shumë njerëz.

Milan Radojçiç nga Prokuroria Speciale në Kosovë dyshohet si i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Ivanoviç u vra para zyrës së tij në veri të Mitrovicës më 11 janarit të vitit 2018 derisa urdhër arresti për Radojçiçin ishte lëshuar shtatë ditë më vonë. Nga ajo kohë ai ndodhet në arrati.

Milan Radojçiç konsiderohet në mediat kosovare edhe si kontrolluesi ‘de facto’ i krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, ka thënë se ende nuk e ka parë fotografinë e zëvendëskryeministrit në largim të Kosovës me Radojiçiçin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e ish-liderit të SDP-së.

Megjithatë, në një bisedë telefonike me Insajderin, prokurori Hoxha u shpreh se hetuesit e Prokurorisë Speciale do ta marrin në konsideratë fotografinë që shfaq Pacollin dhe Radojiçiçin në shoqërinë e njëri-tjetrit në Mal të Zi.

 

Etiketa: Behgjet PacolliMilan Radojçiçoliver ivanoviç
Pas

“Një foto dhe kaq”, Rama flet për akuzat e lobimit: Nuk do të isha një person i papërfshirë në…

Para

“Presidenti kaloi kompetencat”, Meta: Kompetencat i kaloi Venecia, do e dëgjoni nesër

Para
Meta uron Jens Stoltenberg për rizgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s: E siguroj për mbështetjen e Shqipërisë

“Presidenti kaloi kompetencat”, Meta: Kompetencat i kaloi Venecia, do e dëgjoni nesër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në banesë

PD:Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

Sulmi i SHBA mbi centralet bërthamore iraniane, OKB mbledhje urgjente

Sulmet amerikane në Iran/ Vjen reagimi i parë nga BE, Kallas: Palët të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

Zjarr i madh në vendgrumbullim të paligjshëm mbeturinash në Lezhë/ Tymi pengon qarkullimin në aksin Milot–Shëngjin

Konflikti SHBA-Iran, reagon e alarmuar OKB: Rrezikon të dalë jashtë kontrollit

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.