Ambasada amerikane në Kosovë ka ndarë një fotografi nga hapja e zyrës së parë të shërbimit të informacionit të SHBA-së në Kosovë më 5 qershor 1996.
“Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, Zyra e SHBA-së në Prishtinë shërbeu si misioni kryesor diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë”, tha ambasada, ndërsa pati një kërkesë për ata që mund të kishin qenë prezent.
Shtetet e Bashkuara hapën për herë të parë një Zyrë të Shërbimit Informativ të SHBA-së në Kosovë në vitin 1996, konkretisht në Prishtinë.