Duke përdorur nuhatjen e tyre të fortë të erërave për të zbuluar ushqimin, këto arinj polare që shihnin në foto po enden në kërkim të ushqimit të tyre.
Kohëve të fundit është vërejtur se diçka nuk shkon si duhet me këto banorë të viseve më të ftohta të planetit.
Një udhëtar shkruan për Daily Mail se gjatë një udhëtimi në ishullin e largët të Karl XII me një varkë ekspedite, ndërsa eksploronte arkipelagun norvegjez të Svalbard, vërjeti sesi ndryshimet klimatike po ndikojnë në sjelljen dhe peshën e arinjve.
Ky ishull është një vend popullor me arinj polare dhe në ditën që është vizituar ka qenë tre arinj polar në kërkim të ushqimit të tyre.
Ngrohja globale dhe shkrirja e akullnajave ka bërë që ushqimi i arinjve, si kërmat apo luanët e detit, të jenë gjithnjë e më të rrallë.
Shkencëtarët thonë se si pasojë e ngrohjes globale dhe shkrirjes së akullnajave arinjtë polarë janë shpallur specie e rrezikuar.
(M.Q/Faxweb)