Landi Muharremi është njëri nga të plagosurit e ngjarjes së fundit në Durrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, i cili udhëtonte me makinë me Prokurorin Arjan Ndoja dhe një femër e cila është e plagosur.
Mësohet se një prej mjeteve nga ku është qëlluar është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend me të cilin udhëtonte Ndoja, Muharremi dhe një femër ende e paidentifikuar..
Ndërkohë Policia e Durrësist ka ngritur disa pika kontrolli në rrugët kryesore por dhe në ato hyrëse e dalëse të Durrësit.
Landi Muharremi i njohur ndryshe si “i forti i Shijakut” ka precedent të mëparshëm penal pasi ka rrahur një biznesmen libanez, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2016.
Muharremi është identifikuar nga vetë biznesmeni Faad Mitri I cili e ka njohur nga fotot e të shoqëruarve që i ka çuar policia në spital.
Makina me të cilën udhëtonte Mitri dhe ajo e autorëve një “Touareg” janë përplasur në mbikalimin e Rinasit. Mjeti i biznesmenit u godit nga pas dhe pastaj mjeti i autorëve ka parakaluar. Shoferi i libanezit i është vënë pas makinës së autrëve për t’i bërë foto targës. Në kryqëzim të Laknasit, autorët i presin rrugën me makinë biznesmenit, e nxjerrin me forcë nga mjeti shoferin dhe e rrahin, më pas dhunojnë biznesmenin.
Ngjrja e tre viteve më parë kishte motive të një konflikti për çështje pronësie.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/401663460786361/
(F.GJ/FAXWEB.AL)