Avokati, Altin Goxhaj ka publikuar një foto nga konferenca e parë për mediat e ambasadores së re të SHBA-ve e sapo akredituar në Tiranë, teksa ka veçuar flamurin shqiptarë që ishte vendosur në krah të saj duke radhitur disa argumente që sipas tij, dëshmojnë sponsorizimin e Sorosit nga ana e stafit të ambasadës për 3 vite me radhë.
Sipas Goxhajt, një flamur i tillë është hequr nga qarkullimi prej vitit 2012 i cili ishte prodhuar në Kinë, ndërsa thekson se është e vështirë të besohet se ishte incident vendosja e tij sot përkrah Youri Kim.
“Kjo puna e sabotimit dhe deformimit nga ithtarët liberal të Sorosit njësoj siç i ndodh Presidentit Trump në Washington nuk ndalohet dot me një të rënë lapsit!”, shkruan ndër të tjera Goxhaj.
Reagimi i plotë:
SI E SABOTUAN NGA BRENDA AMBASADOREN AMERIKANE ME NJË FLAMUR TË DEFORMUAR SHQIPTAR..
Sot stafi i Ambasadës Amerikane i vunë në sfond Ambasadores Amerikane të emëruar nga Trump, në Ditën e parë të akreditimit dhe prezantimit, Znj. Youri Kim, një flamur të deformuar shqiptar të prodhuar në Kinë! Ky flamur është hequr me kohë nga qarkullimi (që në 2012) dhe rishfaqet çuditërisht pikërisht kur prezantohet Ambasadorja e re!
Të thuash e kanë bërë pa dashje vështirë të besohet.. Kujtoni se si për 3 vjet me radhë stafi prosoros i Ambasadës ka sponsorizuar propagandën AntiTrump!
Kjo puna e sabotimit dhe deformimit nga ithtarët liberal të Sorosit njësoj siç i ndodh Presidentit Trump në Washington nuk ndalohet dot me një të rënë lapsit!
Rëndësi ka të identifikohet dhe të denoncohet në kohë 😉
Me këtë rast i urojmë suksese në të mirën tonë Ambasadores Kim në ditën e parë të akreditimit të saj
(F.GJ/FAXWEB.AL)