Prej dy ditësh, Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në qytetin e Kukësit, ku sot u zhvillua edhe mbledhja e qeverisë.
Ai u prit me protesta nga një grup banorësh të Kukësit, të cilët nën thirrje “Rama ik”, “Turp Turp”, kanë qëlluar me flakadanë në drejtim të Kryeministrit, reagim ky pas vendosjes së taksës për “Rrugën e Kombit”.
Sot, ish-kryeministri Berisha ka publikuar një foto montazh, ndërsa shkruan se është kartolina që të rinjtë e Kukësit i dhanë Ramës.
“Nje kartoline urimi nga te rinjte e Kuksit per Halloween per Kallam Deshtakun! sb”, – shkruan Berisha.
(B.B/ Faxweb.al)