23:45 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

FOTO/ Bert Aliaj merr dhuratë nga Valbona Selimllari? Unaza e diamantit kushton 13 350 USD

14:56 | 05/11/2016
në ShowBiz
0

Artisti karizmatik dhe antikonformist, Robert Aliaj, një nga anëtarët e jurisë në spektaklin e kërcimit “Dance with me” në “Klan”, habiti publikun me look­un e së hënës së fundit, pasi u shfaq në ekran i maskuar si femër, me paruke të verdhë, dhe me emrin Roberta.

Gjatë komunikimit me moderatoren e spektaklit, Alketa Vejsiu, ai hyri komplet në rol, pasi si në teatër, u distancua nga vetvetja, personazhin e të cilit e luajti kësaj here këngëtari nga Kosova, por që jeton në Zvicër, Gjon Karrica. Ndër të tjera, Roberti si Roberta, foli dhe për një unazë diamanti të zi, super të shtrenjtë që mbante në gisht, për të cilën theksoi se e kishte blerë me paratë e tij.

Të gjithë krijuan përshtypjen se edhe unaza ishte pjesë e rolit dhe se do ta mbante në gisht vetëm për një natë (për të kompletuar stereotipin femëror sot të pushtuar nga luksi), por në fakt ai e ka blerë vërtet këtë unazë në Tiranë, çmimi i së cilës është 13 350 USD.

Unazën e personalizuar, me diamant të zi 3 karat, diamant të quajtur round cut 0.8 karat, dhe e punuar në flori 18 karat ai në fakt e ka blerë me shijen e kundërshtares së tij më të fortë në panelin e “Dance with me”, misit të parë shqiptar, Valbona Selimllarit.

Edhe pse në ekran duket se ata nuk e durojnë aspak njëri­tjetrin duke arritur shpesh në debate të forta televizive, faktet tregojnë se Berti dhe Bona jashtë ekranit janë jo vetëm miq të mirë, por edhe këshillues të njëri­tjetrit për zgjedhjet që bëjnë.

Artisti kundër rrymës, që jeton prej vitesh me familjen në Bruksel, është shumë i pranishëm në Tiranë, ku përveç pjesëmarrjes në spektakle ku shkakton shumë zhurmë me idetë e tij unike, gjatë kohës së lirë bën edhe shopping për stilin e tij të veçantë. Kemi mundur të sigurojmë fotot ku dy kundërshtarët që s’bien kurrë dakord në ekran, na shfaqen shumë afër njëri­tjetrit jashtë tij. Valbona është duke zgjedhur unazën e duhur për artistin që lufton banalitetin, dhe Bertit i mbetet vetëm ta konfirmojë shijen e saj./Panorama/

bona-dhe-berti2bona-dhe-berti3

Etiketa: dhurataDOLLARERobert Aliajvalbona selimllari
Pas

Vendosni një sapun poshtë dyshekut, do të habiteni nga rezultati

Para

PD: Rama ndëshkoi policët që zbuluan drogën

Para

PD: Rama ndëshkoi policët që zbuluan drogën

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.