08:44 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Blindohet me policë dhe pajisje ‘të çuditshme’ Kryeministria, sheshi mbushet me flamuj, pankarta e mimoza

16:53 | 02/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Blindohet me policë dhe pajisje ‘të çuditshme’ Kryeministria, sheshi mbushet me flamuj, pankarta e mimoza

Masa ekstreme ka marrë policia e Shtetit në ruajtje të qetësisë dhe rendit në 2 orët e parashikuara për Manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa presidenca prej ditësh ka deklaruar se do të jetë një tubim i qetë ku njerëzit do të mbajnë vetëm mimoza dhe flamuj, sërish qindra policë dhe forca speciale kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, ndërsa në tarracë janë instaluar dhe pajisje të ‘çuditshme’ për vëzhgim.

Ndërkohë sheshi ka nisur të mbushet me qytetarë të cilët mbajnë flamuj, mimoza dhe pankarta ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

Tubimit të Metës pritet t’i bashkohen të gjithë eksponentët e opozitës, edhe pse në tubim nuk parashikohet që të ketë fjalime politike, pasi simbolet dominuese janë ato kuqezi.

Në podium përveç Metës pritet të ngjiten dhe patriotë shqiptarë, avokatë dhe njerëz të së drejtës, ndërkohë që mjaft personazhe publike kanë deklaruar publikisht pjesëmarrjen në këtë takim.

Në shesh është vendosur dhe tavolina ku presidenti firmos zakonisht dekretet e tij, por mbetet ende e paqartë se cila do të jetë lëvizja e Metës gjatë ditës së sotme.

Pak kohë më parë ai shprehej se qytetarëve duhej t’i rikthehej e drejta e Referendumit, por nuk dihet nëse do të ketë sot një iniciativë të tillë.

Rreth 1000 efektivë të FNSH-së, Policisë dhe gardës do të zbresin sot në terren për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë manifestimit, ndërkohë që vetë presidenca ka angazhuar rreth 3 mijë persona që do të vendosin në krah shiritët kuqezi dhe do të garantojnë që gjithçka të jetë paqësore.




Pas

“Unë vij nga Tropoja se jam me Ilir Metën dhe Kryemadhin”, denoncon qytetari: Më ndaloi policia, më tha pse…

Para

Natyrale dhe pa pikë grimi, ja si duket Rudina Dembacaj

Para
Natyrale dhe pa pikë grimi, ja si duket Rudina Dembacaj

Natyrale dhe pa pikë grimi, ja si duket Rudina Dembacaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Irak/ Pesëdhjetë persona humbën jetën apo u plagosën në një zjarr të madh në një qendër tregtare

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Foshnjat e krijuara duke përdorur ADN-në e tre personave lindin pa sëmundje të trashëgueshme

Izraeli godet Damaskun, SHBA: Është rënë dakord për hapa specifikë që i japin fund dhunës në Siri

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

Fotot/ Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

Trump beson se Kina do t’i dënojë me vdekje personat që merren me prodhimin ose shpërndarjen e fentanilit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.