12:57 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Bojë e zezë në muret e ministrisë! Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Tiranë: Ky është akti më i pacipë i qeverisë, po na vjedhin…

09:37 | 07/03/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Bojë e zezë në muret e ministrisë! Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Tiranë: Ky është akti më i pacipë i qeverisë, po na vjedhin…

Aktivistë të organizatës politike kanë dalë në protestë sot para Ministrisë së Infrastrukturës kundër rritjes së çmimit të naftës.

Në deklaratën e tyre ata thonë se ky është akti më i pacipë i qeverisë shqiptare ndaj ekonomisë së vendit duke bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.

“Ky është vetëm fillimi, kjo qeveri u ka bërë naftën gjithë sektorëve dhe ne do i bëjmë naftën oligarkëve”-theksuan ata.

Menjëherë pas deklaratës ata kanë përlyer me bojë të zezë muret e Ministrisë në shenjë revolte.

Deklarata e plotë:

Edhe Shqipëria është në luftë. Prej kohësh qeveria dhe oligarkët i kanë shpallur luftë ekonomike popullit shqiptar, duke e vjedhur e batërdisur.
Rritja e çmimit të naftës është akti i fundit dhe më i pacipë i luftës së tyre ndaj nesh.

Rritja skandaloze e çmimit të naftës po ndikon në rritjen e të gjithë artikujve të shportës ushqimore dhe në shtrenjtimin e përgjithshëm të jetesës.
Shqipëria ka naftë por atë po e kontrollon Banker Petroleum-i, kompani që deklaron humbje dhe njëkohësisht e paguan drejtorin e vet ekzekutiv plot 600 milionë lekë në muaj.

Shqipëria ka pasur dhe një rafineri të fuqishme të përpunimit të naftës në Ballsh. Por s’ka shumë që ajo është shkatërruar për skrap nga qeveria e Ramës për të favorizuar grosistët që importojnë naftën.

Sot në Shqipëri çmimi i naftës vendoset nga oligarku Shefqet Kastrati dhe një grusht ortakësh rreth tij.
Kjo qeveri jo vetëm i ka bërë naftën sektorit të hidrokarbureve, por krejt ekonomisë shqiptare. Prandaj është në të drejtën tonë t’ia bëjmë naftën. Ky është vetëm fillimi. -Poshtë shteti i oligarkëve!

Organizata politike


(E.D/faxweb.al)

Pas

Disa përfundime post 6 Mars

Para

78 kuti nga fundi/ Bardh Spahia thellon avantazhin në Shkodër

Para
Kush po e prin bindshëm Shkodrën, pse mund të përsëriten zgjedhjet në të gjithë Bashkinë

78 kuti nga fundi/ Bardh Spahia thellon avantazhin në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet numërimi i votave të Diasporës, për ato nga Greqia pritet vendimi i Celibashit

Gurë në rrugë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Liderët mblidhen për foto familjare

Shitnin kokainë në lagje dhe lokale të Korçës, arrestohen 2 vëllezërit

EMRI/ I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, identifikohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Librazhdi

Masakra me 4 të vdekur në Dobraç, nxirret nga qelia Gjuljo Vuksani, dyshohet se u siguroi makinën autorëve

Akuza se i janë vjedhur votat brenda PD-së, KAS i jep kandidatit Aulon Kalaja videot e numërimit në qarkun e Durrësit

Shi, buzëqeshje dhe përqafime! Momentet pikante gjatë pritjes së liderëve nga Rama në Tiranë

Sot samiti i Komunitetit Politik Europian/ Macron mbërrin në Tiranë

“Mbaj përgjegjësi për vizitën në Moskë”/ Vuçiç në Tiranë: Pas takimit me krerët e BE, rizgjohet besimi në Serbi për të ardhmen evropiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.