Dje ne Bruksel është zhvilluar ceremonia e lamtumirës për aktoren e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë. Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë familjarë dhe shumë shqiptarë, miq të saj dhe të familjes.
Homazhet janë zhvilluar nga ora 11 deri në 12, ndërsa nga ora 12 deri në orën 1 e 30 është zhvilluar ceremonia në kishë, pastaj në varreza ku i është dhënë dhe lamtumira e fundit.
Ndarja nga jeta e aktores Bërdëllima, ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për artin dhe kulturën shqiptare. Rtsh.al sjell disa foto ekskluzive nga jeta e aktores Bërdëllima në Bruksel, si dhe një recitim të poezisë “Mall” të Ismail Kadaresë. /rtsh.al
Discussion about this post