Këngëtarja Fjolla Morina ka mbajtur një koncert, që ka ndezur atmosferën në publik. E veshur me një body që i nxirrte të pasmet në pah, këngëtarja kosovare ka kërcyer dhe ka marrë gjithë vëmendjen e të pranishmëve në koncert, por në sy bien edhe fëmijët që janë në rresht të parë, të cilët kanë parë skenat ‘e ndaluara’.
Super në formë dhe me energjinë që e karakterizon, Fjolla Morina ka provokuar dhe me shkrimin në rrjete sociale: “A je për…? Faleminderit që më dëgjuat mua.”
Ajo ka vendosur t’i bllokojë komentet për postimet nga koncerti i mbajtur në Skënderaj, duke mos i dhënë mundësi njërëzve të shprehin mendimet e tyre, që me siguri do ishin kritikuese!
Discussion about this post