talia po kalon momente të vështira, teksa ç’do ditë po humbet qindra jetë njerëzish nga epidemia e koronavirusit. Legjenda e Juventusit dhe e futbollit italian, Alesandro Del Piero ka falenderuar Shqipërinë për solidarizimin me popullin italian.
Ish-sulmuesi bardhezi, shpërndau në rrjetet sociale në shenjë mirënjohjeje solidarizimin e Shqipërisë për Italinë.
Në profilin e tij, Del Peiro u shpreh mirënjohës ndaj vendit tonë dhe disa shteteve të tjera të botës, të cilat gjithashtu janë solidarizuar me fatkeqësinë që po përjeton Italia.
Megjithatë, ndoshta nga nxitimi, ai ka bërë një gafë, teksa ka postuar një foto nga Beogradi, duke menduar se ishte Shqipëria. Si duket, legjenda e Juventusit nuk e njeh mirë vendin tonë, por gjithsesi, mesazhi i tij është i qartë.