09:25 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Dëmet nga tërmeti, për të njëjtin objekt dy raporte të ndryshme për godinën e Tatimeve dhe Hipotekës

15:35 | 06/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Dëmet nga tërmeti, për të njëjtin objekt dy raporte të ndryshme për godinën e Tatimeve dhe Hipotekës

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit janë shënuar dëme të shumta edhe në institucione.

Ndërkohë për drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Tiranë janë kryer dy inspektime.Janë të njëjtët ekspertë që kanë inspektuar këtë objekt në datat 4 dhe 5 dhjetor.

Në inspektimin e datës 4 dhjetor, thuhet se ndërtesa ka dëmtime të riparueshme dhe është plotësisht funksionale, duke dhënë disa porosi për të bërë rregullime të vogla.

Por të njëjtët ekspertë janë kthyer sërish aty një ditë më vonë, në datën 6 dhjetor.

Në inspektimin e dytë, ata kanë vërejtur dëmtime të mëdha në strukturën e objektit në kolona dhe në soletë.

Kështu herën e dytë, inxhinieri konstruktor dhe arkitektja e kanë nxjerrë të papërdorshëm këtë objekt.

Me një akt-konstatimi ekpertët kanë vërejtur dëmtime të mëdha në strukturën e objektit në kolona dhe në soletë.

“Në vijim të Aktit të Konstatimit të Institutit të Ndërtimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me Nr.55925 prot, datë 05.12.201 9, i cili mbas vlerësimit të të gjithë godinës 6-katëshe ku operon Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, ka çertifikuar se objekti është i pabanueshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se:

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë do të vijojë punën e saj në përmbushjen e të gjitha detyrave funksionale, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, me adresë Rruga “Nikolla Lena” (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.

Të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, janë të lutur që për çdo komunukim të dorëzojnë kërkesat e tyre në kutinë postare që ndodhet në ambjentet e kësaj drejtorie, vend ku do të menaxhohen dhe do të ofrohen edhe shërbimet e të gjitha drejtorive të DRT Tiranë.

Menjëherë pas konstatimit paraprak të dëmit nga tërmeti i datës 26 nëntor, të gjitha shërbimet për tatimpaguesit janë ofruar pa ndërprerje në sportelet e shërbimit, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit, Tiranë dhe do të vijojnë aty deri në një njoftim të dytë.

Administrata Tatimore falenderon tatimpaguesit për mirëkuptimin në këtë situatë të krijuar, duke ju siguruar se po bën çdo përpjekje të mundshme, për të adresuar një zgjidhje të qëndrueshme, në ofrimin e shërbimit në kushte optimale.”- njofton drejtoria e Tatimeve.

Etiketa: godina tatimeve
Pas

Ndërprerja e mësimit në UT, Mynyr Koni tregon kur nis procesi dhe si do zëvendësohen ditët e pushimit

Para

“Para koncesionit askush nuk ka ardhur me gërshërë me vete’, mjeku ‘rrëzon’ alibinë e Ramës: Anulo PPP-në, ndërtohen 500 banesa

Para
“Para koncesionit askush nuk ka ardhur me gërshërë me vete’, mjeku ‘rrëzon’ alibinë e Ramës: Anulo PPP-në, ndërtohen 500 banesa

"Para koncesionit askush nuk ka ardhur me gërshërë me vete', mjeku 'rrëzon' alibinë e Ramës: Anulo PPP-në, ndërtohen 500 banesa

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

10 mijë trupa në gatishmëri për sigurinë e liderëve të NATO-s në Hagë

Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.