Ish-ministrja e Bujqësisë gjatë sistemit komunist, Themie Thomaj është bërë anëtare e Këshillit Strategjik të Bujqësisë me urdhër të kryeministrit Edi Rama nga Bledi Çuçi. Ky është denoncimi më i fundit që ka bërë publik ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, Thomaj ka qenë anëtare e byrosë politike dhe ish minitree Bujqësisënë periudhën 1975-1989, të cilat sipas Berishës janë vitet më të zeza të historisë së Shqipërisë.
Statusi i plotë:
Ne Keshillin Strategjik te Bujqesise, te ngritur me urdher te Edvinit nga burri i ish gruas se tij Çuçi, eshte edhe bllokmenja Themie Thomaj ish anetare e byrose politike dhe ish ministrja e bujqesise ne periudhen e diktatures 1975-1989, ne vitet me te zeza te historise se Shqiperise, ne te cilen fermereve iu hoqen tufzat dhe arezat dhe u zhyten ne uri kronike masive. Nga pasojat dhe semundjet e lidhura me urine kronike ne ato vite vdiqen qindra mijra shqiptare te te gjitha moshave! sb