Një denoncim i fortë ka bërë xhiron e mediave online ditën e sotme. Bëhet fjalë për një foto të shpërndarë në një profil të rremë Facebook-u, ku një fëmijë 4-vjeçar nga Librazhdi shfaqet i varur nga bluza në një pemë.
Fati Methasa, 29-vjeçar shkruan:
Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai.
Poshtë fotos kanë vërshuar një lum komentesh ku komentuesë të shumtë shkruajnë për foton në fjalë.
Në komente thuhet se 4-vjeçari është dhunuar dhe më parë dhe se i gjithë fshati Dragostun në Librazhd është në dijeni për dhunimin e tij.
Madje të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen në të gjithë fshati, por askush nuk ndërhyn.
Nuk dihet ende vërtetësia e këtij denoncimi, megjithatë Faxweb.al është interesuar për ngjarjen dhe deri më tani nuk ka asnjë element të fortë që ta provojë këtë fakt.
(F.G/Faxweb)