Patrulla e policisë është përplasur mbrëmjen e djeshme me një automjet pranë shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri në Elbasan.
Si pasojë, burimet jo policore thonë se ka mbetur i plagosur Komandati i Grupeve të Gatshme Enver Muça. Ai është dërguar në Spitalin Kirurgjik në Elbasan jashtë rrezikut për jeten.
Ndërkohë burime për Faxweb.al nga policia nuk pranonojnë që komandanti Muca të ketë mbetur i lënduar duke theksuar se aksidenti ka vetëm dëme materiale. Sipas policise ka qënë mjeti tjetër i cili ka goditur mjetin e shërbimit të policisë.
Informacion zyrtar:
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në lagjen “Kongresi”, Elbasanit, shtetasi A.J., 22 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin e shërbimit të patrullës së përgjithshme tip “Hondai”, me drejtues shtetasin A. H., banues në lagjen “Skëndërbej”, Elbasan, efektiv i Komisaratit të Policisë Elbasan.
Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(K.H/Faxweb.al)