Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer në tregun e muzikës me një këngë mjaft të bukur, pas një pauze disa mujore, për shkak të ngjarjes së përgjakshme në ish-bllok, ku u përfshi i fejuari i saj Ervin Mata.
Elvana këtë herë është rikthyer me një baladë e cila titullohet “Tavolina e mërzisë”, kënga i kushtohet dashurisë. Ndryshe nga herët e tjera këngëtarja ka preferuar të zgjedhë një stil të thjeshtë, me një make-up të lehtë, e veshur me xhup dhe pantallona xhins si dhe një palë atlete të bardha, ku duket si një gjimnaziste e vërtetë. Elvana duket se e ka përjetuar shumë kët baladë pasi në sekondat e fundit të këngës shfaqet me lot në sy.