Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku disa të shtëna me armë zjarri kanë terrorizuar qytetarët.
“Shuplaka” mëson se një person është plagosur, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Ai quhet Edison Delia. Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “4 dëshmorët”, ku kishte edhe fëmijë që loznin.
Mësohet se i plagosuri, kur është pyetur në spital nga oficerët e policisë gjyqësore, ka dhënë emër të rremë. Por më pas ai është identifikuar nga karta e identitetit që i është gjetur në xhep.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e detajeve të mëtejshme.
DETAJET E POLICISE:
Më datë 20.07.2017, rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit “Partizani”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “4 Dëshmorët”, është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin “Ushtarak”, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.
Janë ngrit pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.
Grupi hetimor po vazhdon punën për saktësimin e gjeneraliteteve të të plagosurit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2465″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post