Forumi i Grave i EPP-së, Partive Popullore Europiane, ka reaguar referuar ngjarjeve të fundit të ndodhura në Mat dhe Shkodër, për ushtrimin e dhunës policore ndaj grave, duke u bërë thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian të marrin masa.
Në mbledhjen e fundit, të mbajtur në Tallin të Estonisë, forumi ka shprehur shqetësimin e tij edhe për përdorimin e gazit lotsjellës ndaj fëmijëve, të cilët shpesh u janë bashkuar protestave në mënyrë paqësore së bashku me familjet e tyre.
Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe kryetarja e Gruas Demokrate, Albana Vokshi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale i është bashkuar thirrjeve të forumit ndaj autoriteteve të Bashkimit Europian për të vepruar ndaj kësaj dhune të paprecedentë, duke u shprehur se: “Në mbledhjen që u mbajt në Tallin të Estonisë ngrita shqetësimin për përkeqësimin e statusit të grave në Shqipëri e vecanërisht dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit.”
Postimi i plotë i Albana Vokshit:
Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), thirrje Institucioneve të BE-së: Shqipëria me të burgosur politikë, mes tyre gra dhe vajza!
“Forumi i Grave të PPE mbledhur në Tallin, Estoni, është tejet i shqetësuar reth lajmeve shokuese për arrestimin e grave dhe përdorimin e gazit lotsjellës edhe ndaj fëmijëve që së bashku me familjet e tyre protestojnë në mënyrë paqësore për demokraci. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Bashkimit Europian të veprojnë!! #Albania #demokraci #eppwomen #AlbanaVokshi#dpa AlbanianDemocratic Party”
Në takimin e rradhës së Forumit te Grave të Partisë Popullore Europiane që u mbajt në Tallin të Estonisë ngrita shqetësimin për përkeqësimin e statusit të grave në Shqipëri e vecanërisht dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit.
Ditët e fundit, Kryeministri Rama i demaskuar në media për manipulimin e rezultateve zgjedhore të 2016-2017, arrestoi gra politikane, mes tyre deputetja Dhurata Çupi dhe Kryetarja e FRPD Mat, Denisa Vata. Ndërsa në Shkodër,?Kryetarja e Bashkisë u rrethua nga forcat speciale, ndërkohë që në qeli mbahej i burgosur politik deputeti i Shkodrës Bardh Spahia. Kërkova mbështetjen e Forumit të Grave te PPE-së për të sensibilizuar të gjithë faktorin ndërkombëtar për rrëshqitjen e Shqipërisë në Diktaturë.