Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar brutalisht shoferin e linjës Durrës- Manëz duke e goditur me thikë dhe me levë.
Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme. Shoferi i dhunuar Klodjan Vata ndodhet në kirurgjinë e spitalit në Durrës për trajtim mjekësor.
“Më goditën me thika, me leva”, ka thënë Vata për ‘Fax Neës’. Ndërkohë që ai ka deklaruar se ka arritur të memorizojë vetëm targën e makinës me të cilën autorët janë larguar.
Burime për ‘Fax News’ deklaruan se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
(B.H/Faxweb)